KRYEFAQJA » LAJME » Bota » PËRCILLEN NË BANESËN E FUNDIT 18 NGA VIKTIMAT E GENOVA-S

PËRCILLEN NË BANESËN E FUNDIT 18 NGA VIKTIMAT E GENOVA-S

Përmes një ceremonie funebre shtetërore, u është dhënë lamtumira e fundit 18 prej  viktimave që humbën jetën pas shembjes së urës në Xhenova të Italisë. Mes tyre edhe dy djemtë shqiptarë Marjus Djerri nga Durrës dhe Admir Bokrina nga Shkodra. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe krerët më të lartë të politikës italiane. Në ceremoni morën pjesë edhe forcat zjarrëfikëse dhe ato të kërkim-shpëtimit, të cilët janë pritur me duartrokitje. Ndërkohë, familjarët e 20 viktimave nuk pranuan të ishin pjesë e ceremonisë funebre shtetërore, për shkak të zemërimit që I ka kapluar kundrejt qeverisë dhe zgjodhën që të dashurit e tyre t’i përcillnin dje ëpr në banesën e fundit. Numri I viktimave të tragjedisë sot ka shkuar në 41, pasi gjatë nga rrënojat u nxorrën edhe tre trupa të tjerë, të gjithë anëtarë të të njëjtës familje.  Forcat zjarrrëfikëse po vijojnë ndërkohë kërkimet për të gjetur Mirko Vicinin që është edhe personi i fundit i shpallur i humbur.

Sicred