KRYEFAQJA » LAJME » Përballja Tirana-Vllaznia
Luftetari-Tirana, Përballja Tirana-Vllaznia, Josa , Vrapi

Përballja Tirana-Vllaznia

Në kushte të tjera, përballja Tirana-Vllaznia do të kishte të tjera vlera, por sot ajo është një sfidë midis dy skuadrave që ushqejnë shpresa të vakëta për një vend në Evropë sezonin e ardhshëm. Një gjë të tillë e ka pohuar edhe trajneri i bardhebluve, Mirel Josa, i cili ka kërkuar nga skuadra t’i japë fund vazhdës prej 8 ndeshjesh pa fitore. Ndërkohë, për një ish-bardheblu si Endri Vrapi, tanimë lojtar i Vllaznisë, kjo përballje historike është vlerësuar si mjaft e rëndësishme nga shkodranët. Takimi Tirana-Vllaznia do të luhet të premten në mbrëmje në kryeqytet, duke nisur nga ora 19:00.

Sicred