KRYEFAQJA » LAJME » “Përballë”, Vettingu në polici, Xhafaj paralajmëron largime masive nga rradhët e policisë

“Përballë”, Vettingu në polici, Xhafaj paralajmëron largime masive nga rradhët e policisë

Operacioni policor për kapjen e mbi 600 kg kokaine, u paralajmërua mbrëmjen e së martës nga ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, në studion e emisionit “Përballë”, të gazetarit Lutfi Dervishi që transmetohet nga RTSH. Zoti Xhafa pranoi se Shqipëria mbetet vend tranzit sa i përket drogave të forta.
Ministri i brendshëm tha më tej se policia ka identifikuar grupet e strukturuara kriminale (41) që ushtrojnë aktivitetin në territorin shqiptar dhe po godet pasuritë e tyre të vendosura përmes aktivitet kriminal.
Ndërsa pranoi implikimin e strukturave të policisë në kultivimin e kanabisit, zoti Xhafaj paralajmëroi largime masive nga policia të punonjësve të korruptuar përmes ligjit të vettingut në polici.
Ministri i Brendshëm tha se do të ndërtohet një sistem i detyrueshëm i kontrollit punonjësve të policisë, të cilët çdo vit do të plotësojnë deklarata për gjendjen e tyre pasurore.

Sicred