KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Përballë” – Skema e re e TVSH-së

“Përballë” – Skema e re e TVSH-së

Prej këtij muaji biznesi i vogël me xhiro vjetore mbi 2 milion lekë është përfshirë në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Për qeverinë kjo politike do të ndikoje në formalizimin e ekonomisë. Zv. Drejtori i përgjithshëm i tatimeve, Xhavit Curri tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, se qëllimi është shtimi i transaksioneve dhe formalizimi i ekonomisë. “Të formalizojmë në mënyrë të tillë që bizneset e mëdhaja të mos kenë shtigje të abuzojnë”.

Propozimi për skemën e re të TVSH-së ka ardhur nga biznesi i madh. Por sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra tha se pjesë e këtij propozimi ishte rikategorizimi i sipërmarrjeve dhe krijmi i sipërmarrjes familjare. “Hiqja tvsh-në, hiqja tatimin, hiqja taksën lokale, hiqi çdo gjë sepse është sipërmarrje familjare. Për këtë kam përshtypjen që po luftohet fort sepse nuk po luftohet për një dyqan i cili lindi si një merkatë e vogël dhe sot është zgjeru aq shumë që nën siglën e biznesit të vogël po krijon absolutisht pasurira” tha zoti Shkodra.

 Një pjesë e biznesit të vogël, i mbështetur edhe nga opozita kanë protestuar kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së, pasi druhen se nuk do të arrijnë t’i mbijetojnë shpenzimeve të shtuara. Të njëjtin shqetësim ndau edhe gazetarja Ornela Liperi. “Është efekti social që të gjitha kto nisma do kenë në rast se do ketë mbyllje të bizneseve për shkak të rënies së fitimeve. Dhe kjo për mua është kosto më e rëndë se do të kishtë formalizimi i ekonomisë dhe rritja e të ardhurave afatshkurtër”. A kishte qeveria një opsion tjetër për të luftuar informalitetin në ekonomi?” pyeti Liperi
“Prioriteti i qeverisë mund të ishte për të fuqizuar kontrollin tatimor të subjekteve që janë pjesë e sistemit tvsh-së sepse atje në fakt mund të përmirësohet në mënyrë rrënjësore performanca fiskale e vendit” theksoi eksperti i ekonomisë Selami Xhepa. FMN pati këshilluar kujdes dhe mos ulje të pragut për shkak të mungesës së kapaciteteve në administratë. Dilemat mbeten a do të arrije biznesi i vogël të përballoje shpenzimet e shtuara që vinë si pasojë e përfshirjes në skemën e TVSH-së dhe a do të jap kjo politikë efektin formalizues në ekonomi?

Sicred