KRYEFAQJA » LAJME » “Përballë ”- Shqiptarët, roli në rajon dhe perspektiva europiane

“Përballë ”- Shqiptarët, roli në rajon dhe perspektiva europiane

Lideri i Lëvizjes Vetvendosje në Kosovë, Albin Kurti, i ftuar në emisionin përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, përsëriti objektivin e tij politik për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, ndërsa tha se ky projekt nuk bie ndesh me atë të BE-së.  “Nuk jam fare kundër Bashkimit Europian përkundrazi jam një avokat i madh i Bashkimit Europian, besoj që Bashkimi Europian duhet mbrojtur. Paqja e qëndrueshme mban emrin e BE. Dhe kjo paqe e qëndrueshme me anti-fashizmin brenda por jam edhe avokat i shtetit të mirëqënies i cili e kombinon rritjen ekonomike me drejtësi sociale”.

Ndonëse projekti i bashkimit të shqiptarëve gjen pengesë në kushtetutën e kosovës dhe nuk gëzon as mbështetjen e ndërkombëtarëve, Albin Kurti e sheh edhe variantin që ai mund të ndodh përpara mbërritjes në BE. “Për një periudhë kalimtare le të bëhemi federatë osë konfederatë, nuk do të isha kundër një zgjidhjeje të tillë por gjithsesi vetëm si një fazë kalimtare. Nëse ne hapat drejt bashkimit i përshpejtojmë dhe i kemi serioz dhe më të sinqertë se tani atëherë bashkimi jonë do të mund të ndodhë para Bashkimit Europian”.

Për Albin Kurtin integrimi i 6 vendeve të Ballkanit në BE duhet të jetë i njëkohësishëm. “Nuk është e mundshme që të thotë Bashkimi Europian që 6 shtetet e ballkanit perëndimor ende të pa antarësuara i duan në BE mirepo do ti inkuadrojnë një nga një. Meqënëse vështirësitë që ia ka bërë Maqedonisë psh për një çerek shekullia Greqia janë të pakrahasueshme me atë që do ti bëje Serbia jo vetëm Kosovës dhe Shqipërisë por unë besoj edhe Bosnje-Hercegovines dhe Malit të Zi”.

Në shkurt të këtij viti BE publikoi strategjinë e zgjerimit, ku serbia dhe Mali i Zi kryesojnë procesin. Pas tyre vinë Shqipëria dhe Maqedonia që mund të çelin negociatat vitin e ardhshëm, ndërsa për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën nuk ka një afat të përcaktuar sa i përket hapave drejt anëtarësimit në BE.

Sicred