KRYEFAQJA » LAJME » “Përballë”, Krasniqi: Elitat politike kanë krijuar ligje për të ruajtur veten e tyre

“Përballë”, Krasniqi: Elitat politike kanë krijuar ligje për të ruajtur veten e tyre

Dosja “Habilaj” dhe përfshirja në të e ish ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka risjelle në vemendje debatin e vjetër për lidhjet e krimit me poltikën në Shqipëri. Mazhoranca e majtë dhe opozita si e majtë ashtu dhe e djathtë, vazhdimisht kanë akuzuar njëra-tjetrën për këtë lidhje. Kjo u duk edhe në qëndrimet që mbajtën deputetet e dy partive më të mëdha në vend, Ermonela Felaj e PS dhe Dhurata Çupi e PD në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi. Kur i njëjti person i akuzuar për përfshirje në organizatë kriminale nga drejtësia italiane, u shfaq në dy fotografi, njëra në shtabin elektoral të PS-se dhe tjetra pranë çadrës së PD-së, të dyja politikanet tregonin me gisht nga fotoja kundërshtare.
Drejtori i Institutit për Studime Poltike Afrim Krasniqi në opinionin e tij sheh mungese vullneti nga elita poltike për të shkëputur lidhjet e politikes me krimin. Ai thotë se edhe organi i akuzës në Shqipëri nuk është i aftë për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe duket se kërkon të përdoret nga politika.
Edhe analisti Plator Nesturi, në të njëtjtën linjë thotë se politika shqiptare është e papërgjegjshme ndaj qytetarëve.
Reforma në Drejtësi ishte dhe mbetet fjala e vitit në Shqipëri. Por ende nuk dihet nëse ndryshimet ligjore do të shkëputin lidhjet e krimit me poltikën dhe nëse do të reformohet drejtësia, pa u reformuar politika.

Sicred