KRYEFAQJA » LAJME » “Përballë” – Çelja e negociatave Shqipëri-BE

“Përballë” – Çelja e negociatave Shqipëri-BE

Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, këtë herë pa kushte. Për një vend si Shqipëria, që nuk ka plan B veç antarësimit në BE, ky konsiderohet një hap i rëndësishëm, ndonëse pritet që këshilli i ministrave të BE-së në qershor t’i hap dritën jeshile çeljes së negociatave nënkryetari i komisionit parlamentar për integrimin europian Bledi Çuçi tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se sërish rruga drejt BE-se mbetet e gjatë.
Ish ministri i jashtëm Tritan Shehu tha se opozita e mbështetet çeljen e negociatave, por e sheh si mekanizëm për të mbajtur nën kontroll fenomene si krimi apo korrupsioni.
Por rruga e Shqipërisë drejt BE-së është tejzgjatur. Drejtori i institutit të studimeve ndërkombëtare Albert Rakipi tha se përgjegjësi ka klasa politike.
Ndërsa politologu Ermal Hasmija sheh si pengesë edhe nivelin e administratës.
Këtë vit BE feston 60 vjetorin e themelimit. Shqipërisë i janë dashur 28 vite për të mbërritur tek çelja e negociatave. Në rastin më të mirë do t’i duhen edhe 10 vite për t’ju bashkuar Unionit, duke shënuar një rrugëtim thuajse 40 vjeçar.

Sicred