KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Përballë”-Arbëreshët shqip edhe pas 550 vjetësh

“Përballë”-Arbëreshët shqip edhe pas 550 vjetësh

Në jug të Italisë, në katundet e arbëreshëve ende sot ruhen gjuha dhe kultura shqiptare. At Antoinio Belushi, arbëreshi që ka mbledhur e studiuar rrënjët e kësaj kulture dhe shpirtit të shqiptarëve në kohën e mesjetës, tregoi në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, se si nisi të rendë pas saj, i nxitur nga pedagogu Ernest Koliqi, ndësa ndiqte studimet në Romë.
At Belushi ka sot një arkivë të pasur me koleksione revistash, libra, fotografi, shënime, dhe regjistrime intervistash, një fond vërtet të vyer, të cilin ka vendosur të dhurojë.
Por At Belushi u shfaq i pakënaqur sa i përket mungesës se shkollave për mësimin e shqipes në katundet e arbëreshëve, ndërsa fajëson shtetin shqiptar për neglizhencë ndaj ketij komuniteti.
At Belushi vizitoi Shqipërinë për herë të parë në vitin 1972, ndërsa u bë dëshmitar i eksodit të shqiptarëve në vitin 1990, kur në Itali mbërrinin anijet me emigrantë shqiptarë.

Sicred