KRYEFAQJA » LAJME » Për rekord… 99 sekonda dhe 80 prekje topi për një pikë
femra, volejboll, Për rekord... , 99 sekonda, dhe 80 prekje topi, për një pikë

Për rekord… 99 sekonda dhe 80 prekje topi për një pikë

Ajo nis si një pikë e zakonshme e një messeti të tretë në finalen e Kupës së Federatës në volejboll për femra. Por ajo që vijoi ishte me të vërtetë një pikë për t’u shënuar në librat e rekordeve… të paktën atyre të rrjetës shqiptare. Dy finalistet, dy rivalet kryeqytetase, Tirana dhe Partizani, e kthyen këtë pikë të 15-të të setit të 3-të, teksa rezultati ishte i mbërthyer në 14-14, në një maratonë të vërtetë. Kjo jo për meritë të ndonjë loje të jashtëzakonshme, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje… përkundrazi, për shkak të një loje që la shumë për të dëshiruar teksa skuadrat shumicën e kohës thjesht kalonin topin në fushën kundërshtare. Në përfundim, ishte Tirana që e fitoi këtë pikë pas plot 99 sekondash, gjatë të cilave topi ndërroi fushë 28 herë dhe u prek plot 80 herë. Madje verdiktin final të aksionit nuk e dhanë lojtaret, por…. antena e rrjetës.

Sicred