KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Për herë të parë borxhi i qeverisë bie nën nivelin 70% të prodhimit të brendshëm bruto
2016, vit i shlyerjes së borxhit ndaj biznesit

Për herë të parë borxhi i qeverisë bie nën nivelin 70% të prodhimit të brendshëm bruto

Të dhënat e fundit zyrtare të ministrisë së financave tregojnë se për herë të parë pas vitit 2014, borxhi publik zbriti nën nivelin 70% të prodhimit kombëtar. Në gjysmën e parë të këtij viti borxhi i qeverisë rezulton 65.1% e prodhimit të brendshëm bruto, duke rënë me 4 pikë përqindje në raport me fundin e vitit 2017. Në fund të vitit të kaluar borxhi publik i Shqipërisë shënoi rënie të lehtë, duke arritur në 69.9% të prodhimit kombëtar, ndërsa ky është viti i tretë që niveli i borxhit publik po njeh rënie, pas shifres rekord prej 73% në vitin 2015. Sipas ekspertëve të ministrisë së financave renia e stokut të borxhit i dedikohet zgjerimit të ekonomisë. Por megjithese shifra e borxhit të qeverisë është në rënie, për Fondin Monetar Ndërkombetar dhe Bankën Botërore niveli aktual i borxhit mbetet shqetësues. FMN dhe Banka Boterore kanë kërkuar vazhdimisht uljen e tij pasi e vlerësojnë si rrezikun kryesor të rritjes ekonomike. Sipas tyre niveli aktual konsiderohet i paqëndrueshëm ndaj institucionet ndërkombëtare rekomandojnë që për vendet në zhvillim borxhi të mbahet në nivelet e 40-50% të PBB-së. Nga ana tjetër qeveria është angazhuar që borxhi publik të ulet në 60% të prodhimit kombëtar në vitin 2021.

Sicred