KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pentagoni: Kina po përgatitet për sulme ndaj SHBA dhe aleatëve në Paqësor

Pentagoni: Kina po përgatitet për sulme ndaj SHBA dhe aleatëve në Paqësor

Ka shumë mundësi që ushtria kineze është duke u trajnuar për sulme ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre në Paqësor. Kjo u theksua në raportin vjetor të Pentagonit për Kongresin, sipas të cilit Kina po rrit aftësitë e saj për zgjerimin e fushës së veprimit të avionëve të saj bombardues. Raporti gjithashtu vë në dukje aftësitë në rritje ushtarake të Kinës, ku shpenzimet për mbrojtjen janë vlerësuar në shifrën e 190 miliardë dollarëve, një e treta e buxhetit amerikan të mbrojtjes. “Gjatë tre viteve të fundit, Ushtria e Çlirimit të Popullit në mënyrë shumë të shpejtë ka zgjeruar hapësirat mbiujore të veprimit të bombarduesve, duke fituar përvojë në rajonet kritike detare dhe me shumë mundësi duke u trajnuar për sulme kundër SHBA-ve dhe shënjestrave aleate” bëhet e ditur në raport. Ushtria e Çlirimit të Popullit mund të tregojë aftësi për të sulmuar SHBA-të dhe forcat aleate në perëndim të Oqeanit Paqësor, thekson raporti, duke shtuar gjithashtu se Kina po fokusohet gjithashtu në transformimin e forcave të saj tokësore. ” Qëllimi i këtyre reformave është krijimi i një force tokësore vdekjeprurëse dhe më lehtësisht të lëvizshme që të jetë e aftë për të qenë thelbi i operacioneve të përbashkëta” spjegon raporti. Në dokument gjithashtu paralajmërohet se ka shumë gjasa që Kina po përgatitet për ta bashkuar Tajvanin me të përmes forcës.