KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pentagoni ka patur program për UFO-t
Pentagoni ka patur program për UFO-t

Pentagoni ka patur program për UFO-t

Për vite të tëra, Pentagoni ka drejtuar një program me vlerën e më shumë se 20 milionë dollarëve për të hetuar Objektet e Paidentifikuara Fluturuese. Sipas mediave amerikane, vetëm një numër i vogël zyrtarësh ishin në dijeni të programit, kur ai filloi të zbatohej në vitin 2007 dhe u mbyll në vitin 2012. Sipas Nju Jork Tajms, Programi i Avancuar i Aviacionit për Identifikimin e Kërcënimit u lancua në vitin 2007 pasi senatori demokrat i Nevadas, Herri Rid, kishte folur me mikun e tij Robert Bigëloë, themeluesin miliarder të një kompanie aeronautikës. Bigëlou është shprehur ndërkohë se beson që UFO-t vizitojnë SHBA-të dhe që alienët ekzistojnë. Mes anomalive të studiuara nga programi, ishin edhe regjistrime video dhe audio të përballjes së pilotëve ushtarakë me objekte të panjohura, si dhe intervista me persona të cilët thoshin se kishin përjetuar përballje fizike me objekte të tilla. Në një rast, programi shqyrtoi një video të një luftaraku të marinës, i cili ishte rrethuar nga drita e një objekti të panjohur që fluturonte me një shpejtësi të madhe drejt një një vendi që zyrtarët nuk pranuan ta identifikonin. Zëdhënësi i Pentagonit u shpreh për CNN se programi ishte mbyllur në vitin 2012 për shkak të shkurtimit të fondeve. Por sipas The Times, disa aspekte të tij vijojnë të ekzistojë pasi zyrtarë të programit po vijojnë të hetojnë dukuri të tilla ndërkohë që vazhdojnë detyrat e tyre brenda Departamentit të Mbrojtjes.

Sicred