KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pentagoni anullon fondet për Pakistanin
Pentagoni anullon fondet për Pakistanin

Pentagoni anullon fondet për Pakistanin

Ushtria amerikane ka bërë të ditur anullimin e 300 milionë dollarë ndihmë për Pakistanin. Kjo për shkak të asaj që Pentagoni e quan dështim të islamabadit për të vepruar ndaj grupetve militante. Presidenti Donald Tramp e ka akuzuar më parë Pakistanin se po mashtron SHBA-të ndërkohë që merr nga to miliarda dollarë. Zëdhënësi i Pentagonin Lejtnant Kolone Kone Faulker tha se ushtrai amerikane do t’i harxhonte paratë fillimisht të destinuara për Pakistanin për sektorë të tjerë më prioritarë. Kjo lëvizje, e cila duhet të marrë aprovimin e Kongresit Amerikan, është pjesë e një pezullimi ëm të madh ndihmash për atë vend të njoftuar në janar të këtij viti. Departamenti i shtetit e ka kritikuar Pakistanin, një aleat kuc, për cdështim në përballjen më rrjetet terroriste të cilat veprojnë në territorin e tij, siç është rrjeti Hakani dhe talibanët afganë. Njoftimi për pezullimin e 300 milionë dollarë vjen pak ditë para se sekretari amerikan i shteitt Majk Pompeio të vizitojë Pakistanin, ku pritet të takohet me kryeministrin imran Khan. SHBA-të dhe vende tëtjera prej kohësh ankohen se Pakistani është kthyer në një parajsë të sigurtë për rrjetet militante, duke i lejuar ato të ndërmarrin sulme ndërkufitare në Afganistan, çka është mohuar nga islamabadi.

Sicred