KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pensilvani, rekord bore dhe festë

Pensilvani, rekord bore dhe festë

Bora nuk është asgjë e re për qytezën amerikane Erie në shtetin e Pensilvanisë, por dita e Krishtlindjeve solli një rekord reshjesh në zonë duke detyruara autoritetet të shpallin gjendjen e jashtzakonshme. 86cm borë ranë brenda ditës, ndërsa 60 prej tyre brenda katër orësh, duke mbuluar gjithçka me një shtresë të trashë të bardhë. Dita që pasoi Krishtlindjet ishte e ngjashme, dhe solli sërish reshje të mëdha bore me një total prej 150 cm reshje për 48 orë. Siç theksuan edhe vetë banorët, sasia nuk ka rëndësi, por koha e shkurtër gjatë së cilës ra. Autoritetetet lokale nxituan të marrin masat për t’u përballur me situatën, megjithëse këto kryesisht ishin paralajmërime në televizione dhe mediat sociale që i kërkonin banorëve të mos dilnin nga shtëpitë, pasi rrugët janë të bllokuara dhe të rrezikshme. Sidoqoftë, bora rekord dhe spektakli që ajo ofroi i ka shtyrë njerëzit të dalin nga banesat dhe të publikojnë video dhe foto nga më të bukurat që përshkruajnë dhuratën e Krishtlindjeve për qytezën e tyre.

Sicred