KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pens paralajmëron liderin e Koresë së Veriut

Pens paralajmëron liderin e Koresë së Veriut

Zëvendëspresidenti amerikan, Majk Pens, paralajmëroi sot liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un të mos luajë me presidentin Donald Tramp nëse dy liderët takohen muajin e ardhshëm, sic është planifikuar. Në një intervistë për Foks Njuz, zoti pens u shpreh se një lëvizje e tillë do të ishte gabim i madh nga ana e liderit koreano-verior. Ai theksoi se nuk diskutohej që Trump mund të alrgohej nga samiti i 12 qershorit. – Nuk mendoj se presidenti Tramp shqetësohet për marrëdhnëniet me publikun. Ai mendon për paqen, – tha Pens. Korea e Veriut ka kërcënuar se do të tërhiqet nga takimi pas komenteve të këshilltarit amerikan të sigurisë kombëtare Xhon Bollton, i cili sugjeroi se ndjekjen e modelit të Libisë për denuklearizimin e koresë së veriut. Në vitin 2003. ish lideri libian Muamar Gadafi ra dakord me fuqite perëndimore të cmontonte programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve, Tetë vite më vonë, ai u vra nga duart e rebelëve të mbështetur nga perëndimi. Korea e Veriut është gjithashtu e zemëruar me stërvitjet e përbashkëta ushtarake që po zhvillohen mes SHBAve dhe Koresë së Jugut si dhe ndaloi bisedimet me jugun në kundërpërgjigje. Ndërkohë, ditën e sotme presdienti i Koresë së Jugut Moon Xhae-in do të pritet në shtëpinë e bardhë nga presidenti tramp. Sipas ndihmësve të presidentit Tramp, Vizita e Moon në Shtëpinë e Bardhe pritet të zgjasë më pak se dy orë dhe dy liderët nuk do të zhvillojnë ndonjë konferencë për shtyp.

Sicred