KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pence: Presioni ndaj Koresë së Veriut do të vazhdojë
Pence: Presioni ndaj Koresë së Veriut do të vazhdojë

Pence: Presioni ndaj Koresë së Veriut do të vazhdojë

Zëvendëspresidenti amerikan Majk Pence u shpreh të shtunën se vendi i tij dhe Korea e Jugut janë në marrëveshje të plotë përsa i përket nevojës për vijimin e presionit ndaj Koresë së Veriut. Duke folur për gazetarët gjatë rrugës së kthimit nga Korea e Jugut, ku ndoqi edhe ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore, zëvendespresidenti amerikan tha se nuk ekzistonte asnjë ndryshim në qëndrimin e dy aleatëve në lidhje me këtë cështje. “Nuk ka ndryshim mes SHBA-ve, Republikës së Koresë dhe Japonisë mbi nevojën për të vijuar izolimin ekonomik dhe diplomatik të Koresë së Veriut derisa Peniani të braktisë programin e raketae balistike dhe bërthamore” u shpreh ai.
Lojërat olimpike dimërore shënuan një përmirësim të marrëdhënieve mes dy Koreve, pavarësisht tensioneve mbi programin bërthamor të veriut. Por SHBA-të janë distancuar nga hapat e fundit të Koresë së Veriut. Të shtunën, lideri koreano verior Kim Jong un ftoi presidentin e jugut Muun Xhae-in për bisedime në vendin e tij. Ky do të ishte edhe takimi i parë i zhvilluar në më shumë se një dekadë mes liderëve të dy koreve. Zoti Moon tha se dy Koretë mund ta bëjnë atë të ndodhë dhe inkurajoi Veriun që t’u kthehet negociatave me SHBA-të. Por programi bërthamor i Penianit pritet të mbajë pezull çdo përpjekje për afrimin e dy vendeve, ndërkohë që administrata amerikane ka kërkuar që të vijohet presioni përmes sanksioneve ndaj Koresë së Veriut.

Sicred