KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pence: Nato do ketë mbështetjen e patundur të SHBA

Pence: Nato do ketë mbështetjen e patundur të SHBA

Nënpresidenti amerikan Mike Pence shprehu mbështetjen e patundur të Shteteve të Bashkuara për aleancën ushtarake të Natos me Evropën, por tha se shumë nga vendet evropiane “ende nuk kanë një rrugë të qartë dhe të besueshme” për të shtuar shpenzimet e tyre të mbrojtjes për të paguar për partneritetin prej shtatë dekadash. Duke qëndruar në selinë e Natos në Bruksel, Pence theksoi se vetëm Shtetet e Bashkuara dhe katër vende të tjera mes 28 anëtarëve të Aleancës përmbushin detyrimin për të shpenzuar 2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen. “Ne synojmë të shtojmë shpenzimet tona të mbrojtjes. Amerika do të bëjë pjesën e saj”, deklaroi Pence. Pence u mbështet nga Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jens Stoltenberg, i cili tha; “Mbështes plotësisht rëndësinë e ndarjes së barrës së detyrimeve. Lajmi i mirë është se ne po ecin në atë drejtim.” Ai tha se Gjermania, me ekonominë më të madhe në Evropë, ka shtuar shpenzimet e saj të mbrojtjes dhe se disa vende të tjera, përfshirë Letoninë, Lituaninë dhe Rumaninë, mund ta përmbushin detyrimin së shpejti ose “brenda një apo dy vjetësh.” Pesë vendet që harxhojnë tashmë 2 përqind për mbrojtjen janë Greqia, Polonia, Estonia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Sicred