KRYEFAQJA » LAJME » Penalizime për ndotjen e lumit Erzen
Penalizime, për ndotjen, e lumit Erzen

Penalizime për ndotjen e lumit Erzen

Janë revokuar lejet mjedisore të 12 subjekteve që ndotnin lumin Erzen. Gjithashtu është çuar për ndjekje penale për ndotjen e ujit dhe ajrit aty, administratori i një prej firmave të riciklimit të mbetjeve plastike, ndërsa janë shoqëruar nga policia edhe 8 persona të tjerë. Pas denoncimeve nga qytetarët për ndotjen e lumit, por edhe denoncimeve mediatike, Task Forca për Pastrimin e Shqipërisë nga mbetjet ka kryer sot një aksion pranë Urës së Beshirit në njësinë administrative Vaqarr ku ishin depozituar dhjetëra ton mbetje në të dyja brigjet e lumit. “Mjedisi nuk njeh kufij. Është sa detyrim i përbashkët aq edhe përgjegjësi e të gjithë qytetarëve ndaj unë ftoj të gjithë qytetarët të raportojnë në portalin e bashkëqeverisjes për të gjitha krimet mjedisore që ata konstatojnë në terrenin e tyre.” Aksioni përfundoi me pastrimin e të gjithë zonës në të dyja anët e lumit Erzen nga ekipet e pastrimit.

 

Sicred