KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Peleshi replikon me Panaritin
Peleshi replikon me Panaritin

Peleshi replikon me Panaritin

Pas deklaratave të deputetit të LSI-së, Edmond Panariti lidhur me subvencionet në bujqësi, ka reaguar ministri i bujqësisë Niko Peleshi. Përmes rrjetit social facebook Peleshi shprehet se ndjen “Keqardhje për kolegun Panariti, që e ka harruar shumë shpejt se çfarë predikonte kur për katër vjet me radhë mbuloi detyrën e ministrit të bujqësisë. Faktet dhe shifrat e aplikimeve të sivjetshme, flasin qartësisht për rritje financiare për fermerët. E vërteta sot është shumë larg nga ish-ministri dhe qeveria është sot shumë më pranë fermerëve se dje. Këtë vit kemi 6000 aplikime nga fermerët e vegjël, 25 % më tepër se dje”. Sipas zoti Peleshi rruga është “Nxitja për bashkimin në shitje të fermerëve të vegjël, duke i përjashtuar bashkimet e tyre nga TVSH-ja e duke siguruar për to 25-50 % më tepër financim krahasuar me fermerët individualë” perfundon reagimi i ministrit të bujqësisë, Niko Peleshi.

Sicred