KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Peleshi: Për 2018 20 milionë euro në skemat e mbështetjes financiare
Peleshi: Për 2018 20 milionë euro në skemat e mbështetjes financiare

Peleshi: Për 2018 20 milionë euro në skemat e mbështetjes financiare

Ministri i bujqësisë Niko Peleshi e ka mbyllur me një lajm të mirë vitin 2017 përsa i përket skemës së mbështetjes financiare për fermerët shqiptarë. Ai ka bërë të ditur se vitin e ardhshëm kjo skemë do të dyfishohet duke kapur vlerën 20 mln euro. Padyshim që kjo mbështetje më e madhe në bujqësi do të sjellë edhe ndryshime përsa i përket cilësisë së prodhimeve. Gjithashtu zoti Peleshi bëri me dije se përmes një studimi të bërë nga ministria e tij, janë përzgjedhur 15 kulturat më të përshtatshme për t’u kultivuar nga fermerët në mënyrë që edhe humbjet në prodhim të jenë sa më të pakta . Deklaratat e tij zoti Peleshi i ka bërë nga fshati Biranj ku ka vizituar një familje bujqësore të zonës. Atje ku ministri ka theksuar se bujqësia ka vëmëndje më të madhe edhe nga bashkitë përmes pastrimit të kanaleve vaditës dhe kullues.

Sicred