KRYEFAQJA » LAJME » Peleshi në Lushnje: Kontrolle për të gjithë pikat e therjes dhe tregtimit të mishit

Peleshi në Lushnje: Kontrolle për të gjithë pikat e therjes dhe tregtimit të mishit

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ishte në qytetin e Lushnjes në një stabiliment mishi për aksionin e parë që Ministria e Bujqësisë do marë në kuadër të përmirësimit të standarteve të sigurisë ushqimore në vend. Kjo nismë pritet të ketë ndërhyrje në 4 hallkat e ciklit të mishit dhe nënprodukteve të tij, duke filluar me kontrollin e thertoreve te liçensuara. “Nuk mund të kemi dot siguri ushqimore të nivelit që pretendojmë në rast se nuk disiplinojmë së pari therjet, pastaj tregjet e kafshëve të gjalla pastaj lëvizjen e kafshëve dhe pastaj standartet e pikave të tregtimit te mishit dhe nënprodukteve të tij. Këto janë katër pika të nxehta të cilat kanë shumë nevojë për ndërhyrje, kanë shumë nevojë për standartizim dhe për regullim.” Peleshi deklaroi se nuk do të ketë më therje jashtë thertoreve dhe se do të mbyllen të gjitha pikat e therjes që nuk plotësojnë standartet. “Pikat e therjes që nuk janë të standartit, pra që nuk kënaqin standartin do të mbyllen, po i paralajmëroj që tani edhe inspektorët edhe operatorët që nuk do të ketë më pika therje jashtë standartit”. Kjo nismë është e rëndësishme së pari për të garantuar sigurinë e ushqimit për konsumatorin vendas, por është edhe një hap i rendesishem drejt hapjes së tregut të podukteve shtazore me vendet e Bashkimit Europian.

Sicred