KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Peleshi në Gjirokastër: Tregu të ofrojë standarde evropiane!

Peleshi në Gjirokastër: Tregu të ofrojë standarde evropiane!

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimi Rural, Niko Peleshi gjatë vizitës në qarkun e Gjirokastrës, është ndalur dhe një stabiliment të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij. Ministri Peleshi tha se është koha që tregu të hyjë në një regjim dhe disiplinim, sipas standardeve evropiane, pasi kjo është e vetmja rrugë, që të rriten sektorë të tillë, si ai i prodhimit dhe përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij.
Që prej 28 shkurtit kane nisur aplikimet, që do të zgjasin një muaj, për mbështetje financiare pranë agropikave, në mënyrë që fermat e blegtorale të modernizojnë proceset e punës. Për ministrin Peleshi gjithë politika që po ndiqet do të çojë në garantimin e një tregu të konsoliduar dhe të hapje tësigurtë drejt Bashkimit Evropian.
Prej një jave Ministria e Bujqësisë, nëpërmjet AKU– së shpalli aksionin e inspektimit në distancë, si masë për garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore.

Sicred