KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Peleshi: Furtunë për sigurinë ushqimore
Peleshi: Furtunë për sigurinë ushqimore

Peleshi: Furtunë për sigurinë ushqimore

Në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, ministri i ri i Bujqësisë, Niko Peleshi pranon se siguria ushqimore në Shqipëri është në nivele të dobta. ” Sistemi ynë i sigurisë ushqimore pikon. …dhe vende-vende edhe rrjedh” tha ai. Ministri Peleshi e sheh problemin tek mënyra e funksionimit të sistemit, ndërsa paralajmëron se kontrollet do të nisin nga pikat e therrjes së mishit. “Besoj tek integriteti, por besoj se edhe po të kishim gjerman në vend të inspektorëve tanë, duhet ta pranoj shpesh herë të tepsisë, përsëri ky sistem do t’i sillte në standardin që inspektimi sot ka. Do të bëjmë ndryshime sistemike. Do të rrisim mënyrën se si kontrollohet gjithë zinxhiri i ushqimit dhe pastaj do të kontrollojmë kontrollorët. Aksioni i parë do të jetë kontrolli i 170 apo 200 pikave të therrjes në gjithë Shqipërinë, që janë të autorizuara sot, nëse ato plotësojnë standadin apo jo. Ky lloj auditimi do të auditohet. Pra do të ketë një trup tjetër që do të auditojë se sa i saktë është raportimi mbi autorizim” tha zoti Peleshi. Ministri i bujqësisë tha në emisionin Përballë në RTSH se deri në fund të vitit do të furnizohet me pajisje laboratorike në vlerën rreth 2 mln euro laboratori qëndror i Instituti të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë dhe disa laboratore pranë AKU-ve rajonale në disa qarqe të vendit.

————————————————————

Pjese nga Intervista

Peleshi: Çdo ditë po rriten rastet e denoncimeve për mënyrën se si prodhohen, importohen, falsifikohen ushqimet tona. Keshtu qe ka një lloj këmbane alarmi që ne nuk duhet të mbyllim veshët që të mos e dëgjojmë. Pra, ajo cka ne kemi thënë dhe jemi angazhuar dhe unë tani kam detyrën për ta jetësuar është unifikimi i shërbimit veterinar nën një institucion që do të jetë AKU-ja. AKU-ja do të ketë edhe levat, instrumentat, por edhe përgjegjësinë ligjore për të sjellë në një shkallë të lartë, të kënaqshme për një kohë shumë të shkurtër, sigurinë ushqimore në vend.

Peleshi: Ne kemi premtuar heqjen e tvsh-së së imputeve. Nuk është premtim për këtë vit, duhet ta them që të mos ketë pritshmëri për këtë buxhet, por heqja gradualisht e tvsh-së së disa imputeve ul 20% koston e prodhimit në një farë mënyre.

Peleshi: Një nga premtimet tona të 300 ditëve të para është ngritja e një merkatoje në një nga portet kryesore të peshkimit, me shumë gjasa në Shëngjin. Brenda 300 ditëve do të heqim edhe TVSH-në e pajisjeve të anijeve të bordeve të peshkimit. Do të vazhdojmë me masat e tjera, do të përthithim sa më shumë fonde nga programet mbështetëse sic është IPARD.

Peleshi: Sistemi ynë i sigurisë ushqimore pikon.
Dervishi: A ka ccati? Po për të pikuar….
Peleshi: Pikon dhe vende-vende edhe rrjedh.

Peleshi: Nëse doni një angazhim, sicc më takon për shkak të detyrës së mbajë, do të fillojë menjëherë brenda këtyre 100 ditëve kontrollin e pikave të therrjes në Shqipëri për të parë se sa janë konform standardit që duhet të kenë. Cdo shkelje., cdo inspektor që do të ketë firmosur duke mbyllur njërin sy apo duke futur dorën poshtë tavolinës, një autorizim për një pikë therrje, natyrisht që do të përgjigjet.
Nëse nuk kemi një kuadër sanksionesh të fortë, duhet ta forcojmë sepse këtu bëhet fjalë për jetën e njerëzve.

Peleshi: Aksioni i parë do të jetë kontrolli i 170 apo 200 pikave të therrjes në gjithë Shqipërinë, që janë të autorizuara sot, nëse ato plotësojnë standadin apo jo.

Peleshi: Ky lloj auditimi do të auditohet. Pra do të ketë një trup tjetër që do të auditojë se sa i saktë është raportimi mbi autorizim.
Dervishi: Roje për rojet…
Peleshi: Po e them që tani të gjitha pikat e therrjes që nuk plotësojnë standardin do të mbyllen urgjentisht, pa pritur dhe pa ju dhënë fare kohë sepse një therrje e vetme, një bagëti e therrur jashtë standardit mund të bëhet rrezik për jetën e dhjetra njerëzve. Kështu që ato do të mbyllen me urgjencë.

Peleshi: Deri në fund të vitit besoj se do të arrim të furnizohemi me pajisje laboratorike në vlerën rreth 2 mln euro laboratorin qëndror, që është tek Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë dhe disa laboratore pranë AKU-ve rajonale në disa qarqe të vendit.

Peleshi: Besoj tek integriteti, por besoj se edhe po të kishim gjerman në vend të inspektorëve tanë, duhet ta pranoj shpesh herë të tepsisë, përsëri ky sistem do t’i sillte në standardin që inspektimi sot ka. Do të bëjmë ndryshime sistemike. Do të rrisim mënyrën se si kontrollohet gjithë zinxhiri i ushqimit dhe pastaj do të kontrollojmë kontrollorët.

Sicred