KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Peleshi: “Agroturizmi do trajtohet si një hotel me 5 yje”

Peleshi: “Agroturizmi do trajtohet si një hotel me 5 yje”

“Agroturizmi tani do trajtohet si një hotel me 5 yje, per lehtësirat fiskale që do ofrojme”. Kështu ka deklaruar, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi nga fshati Vreshtas, në qarkun e Korçës. Në fjalën e tij ai ka nxitur fshatarët e kësaj zone, por dhe të gjithë banorët e zonave rurale me potenciale turizmi, të investojnë në këtë sektor të ri, që është agroturizmi, që sipas ministrit është kthyer sot në një nga “trendet e zhvillimit rural” në Shqipëri.
“Sikur ne t’i mbështesim fshat pas fshati, këto lloji aktivitetesh, gratë e fshatit prodhojnë një gjë, për të cilin dallohet një fshat i caktuar, t’i mbështesim me punishte të vogla, ku produktet janë në standarde më të mira higjenike, të mbështesim ambalazhimin, t’ i mbështesim t’i nxjerrin në treg, t’i shesin nëpër dyqane, duke formalizuar pikërisht këtë rrugë, por pa paguar taksa, siç paguan industria, sigurojmë një të ardhur të shtuar në fshat” tha zoti Peleshi.
Në mbledhjen e fundit qeveria shqiptare miratoi një paketë fiskale, me lehtësira të shumta për agroturizmin, duke ulur TVSH-në nga 20 % në 6 %. Dhe taksën e tatim-fitimit nga 15 % në 5 %. Ne këtë prizëm dhe taksa që paguhet për një ndërtim të ri, taksa e ndikimit në infrastrukturë u bë zero. “Para dy ditësh kemi miratuar, në mbledhjen e qeverisë disa lehtësi fiskale shumë të mëdha. Agroturizmi tani trajtohet si një hotel me 5 yje, në kuptimin e lehtësirave fiskale. TVSH-ja u bë nga 20 % në 6 %. Ajo taksa e tatim-fitimin u bë nga 15 % që e ka një ndërmarrje normale, u bë 5 %.” tha ministri Peleshi.
Ministri ka premtuar gjithashtu dhe mbështetje për prodhimet tipike të zonave, të cilat sipas tij krijojnë të ardhura të shtuara në ekonominë familjare, duke nxitur krijimin e punishteve të vogla, që përveç të tjerave do të shërbejnë dhe si burim punësimi, kryesisht për gratë e zonave rurale.

Sicred