KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pele: Edhe unë mund të isha lojtari i Juventusit
Pele: Edhe unë mund të isha lojtari i Juventusit

Pele: Edhe unë mund të isha lojtari i Juventusit

​Edhe Pele, ashtu si Kristiano Ronaldo, mund ta kishte veshur bluzën e Juventusit. Kjo hipotezë është konfirmuar orët e fundit pikërisht nga vetë legjenda e futbollit brazilian. Ai nëpërmjet një postimi në adresën e tij në Instagram, ka thënë fjalët më të mira për kalimin e Kristiano Ronaldos te Juventus, por ka zbuluar edhe një sekret për një kalim të tij të mundshëm te klubi bardhezi. “Kristiano Ronaldo, paç fat me Juventusin”. Kanë qenë këto fjalët e para të Pele, drejtuar portugezit. Ish-ylli brazilian, tre herë kampion bote me kombëtaren verdhjeshile, ka shpjeguar më tej se në të kaluarën, saktësisht në 1961, edhe ai mund të ishte bërë një futbollist i Zonjës së Vjetër. Atëherë, presidenti i FIAT-it, i kishte bërë një ofertë të majme klubit të Santosit. Por në fund Pele kishte vendosur të mos e linte klubin e tij. “Nëse gjërat do të kishin shkuar ndryshe, ndoshta edhe unë do të isha bërë një lojtar i Juventusit. Një herë, një mbrëmje të 1961, pronari i Fiat-it i ofroi presidentit të Santosit një milion dollarë për të më sjellë në Itali. Por në fund unë vendosa të vesh vetëm një fanellë” – shkruan Pele në instagramin e tij.

Sicred