KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pekin, nis Forumi i Bashkëpunimit Kinë-Afrikë 2018
Pekin, nis Forumi i Bashkëpunimit Kinë-Afrikë 2018

Pekin, nis Forumi i Bashkëpunimit Kinë-Afrikë 2018

Në ceremoninë e hapjes të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë 2018, të zhvilluar të hënën në Pekin, kryetari i Shtetit i Kinës, Xi Jinping, mbajti një fjalim me titull “Bashkëpunimi me fate të përbashkëta dhe nxitja e zhvillimit të përbashkët”. Në fjalimin e tij, kreu kinez paraqiti se në 3 vjet të ardhshëm, Kina do të formojë një komunitet më të ngushtë të fateve të përbashkëta midis Kinës dhe Afrikës, nëpërmjet zbatimit të “tetë programeve” si nxitjes së industrisë, ndërlidhshmërisë, lehtësimit të tregtisë, zhvillimit të gjelbër, ndërtimit të kapaciteteve, nxitjes së shëndetësisë, shkëmbimeve njerëzore, garantimit të paqes etj. Këto janë koncepte dhe masa të reja të paraqitura nga Kina për të ardhmen e Kinës dhe të Afrikës, të cilat hartojnë planin e zhvillimit të marrëdhënieve kino-afrikane.
Qysh nga krijimi i Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë në vitin 2000, vëllimi i tregtisë kino-afrikane është njëqindfishuar dhe bashkëpunimi me fitime të përbashkta e zhvillimi i përbashkët janë bërë fjalët kyçe që drejtojnë marrëdhëniet kino-afrikane në shekullin e 21-të.
Forumi i Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, që ka përshkuar një rrugë 18-vjeçare, ka hapur një rrugë të re me bashkëpunim e fitime të përbashkëta, duke iu shmangur mentalitetit të lojës së “shumës zero” ku fituesi i merr të gjitha. Ky forum shërben si shembull për formimin e komunitetit të fateve të përbashkëta për njerëzimin. Ashtu siç tha presidenti i Gabonit Ali Bongo Ondingba, “Suksesi i bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve afrikane bazohet në marrëdhëniet e sinqerita dhe të drejtpërdrejta, plot besim dhe respek.”

Sicred