KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pekin, 19 persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri

Pekin, 19 persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri

19 persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të rënë në një godinë në një distrikt jugor të kryeqytetit kinez të Pekinit. Në zonën ku ra zjarri janë të vendosura edhe disa fabrika të vogla veshjesh. Zjarrfikësve iu dëshën disa orë për të vënë nën kontroll flakët, shkaku i të cilave nuk dihet akoma. Megjithatë, policia e Pekinit ka ndaluar një numër të konsiderueshëm të dyshuarish. Zjarri ra në distrikti Daxing, një zonë kjo e banuar nga punëtorë që zakonisht vijnë nga provincat e vendit. Zjarret vdekjeprurës janë të zakonshëm në Kinë, ku rregulloret e sigurisë shpeshherë injorohen.

Sicred