KRYEFAQJA » LAJME » Bota » PE voton “linjat e kuqe” të marrëdhënieve me BM pas BREXIT
PE voton “linjat e kuqe” të marrëdhënieve me BM pas BREXIT

PE voton “linjat e kuqe” të marrëdhënieve me BM pas BREXIT

Të mbledhur në seancë plenare në Strasburg, eurodeputetët miratuan me shumicë votash me 516 vota pro dhe 133 kundër një rezolutë që vendos disa linja të kuqe për këto negociata. Parlamenti evropian miratoi sot me shumicë votash linjat e kuqe për negociatat e Brexit. Në një nga pikat, lidhur me të ardhmen e marrëdhënieve me Britaninë e Madhe, refuzohet që një marrëveshje, veçanërisht tregtare, të mund të arrihet para se Londra të tërhiqet nga BE. “Ne dëshirojmë të japim një mesazh të qartë nga uniteti i BE-së”, theksoi sot Manfred Weber, kreu i PPE (Partia Popullore evropiane, e djathtë), grupi kryesor politik i Parlamentit Evropian. “Londra duhet të kuptojë se nuk do të jetë e mundur të ndryshojë qendrimin evropian”, nënvizoi eurodeputeti gjerman. “Votimi është pikënisja e një negociate të vështirë dhe komplekse për të përcaktuar kushtet e largimit të Britanisë së Madhe”, nënvizoi presidenti i Parlamentit Evropian, italiani, Antonio Tajan. Rezoluta që u miratua në Strasburg mori mbështetjen e PPE-së dhe grupit socialist dhe demokrat (S&D), liberalëve të ALDE, të Gjelbërve dhe të GUE (e majta radikale evropiane).

Sicred