KRYEFAQJA » LAJME » Bota » PE miratoi ligj për trajnimin e punëtorëve në vendet e BE-së

PE miratoi ligj për trajnimin e punëtorëve në vendet e BE-së

Bashkimi Europian ka miratuar një ligj që u kërkon firmave të veprojnë në përputhje me standardet vendore, kur ato dërgojnë punëmarrës për të punuar në një vend tjetër europian. Rregullat e rishikuara, të cilat u miratuan nga Parlamenti Europian, parashikojnë se punëmarrësit e dërguar në një vend tjetër duhet të marrin të njëjtin nivel rroge me homologët e tyre vendorë. Në Francë, Britaninë e Madhe dhe Gjermani ka patur ankesa për konkurrencën e pandershme për shkak të krahut më të lirë të punës nga Europa lindore, çka ka shkaktuar shkurtimin e vendeve të punës për punëmarrësit vendor. Sipas rregullave të reja, firmat që dërgojnë punonjës në një vend tjetër europian, do u duhet të mbulojnë kostot e tyre të udhëtimit dhe akomodimit, dhe të mos i zbresin këto kosto nga rrogat e punëtorëve. Akomodimi duhet të përmbushë standardet vendore.

Sicred