KRYEFAQJA » LAJME » PDIU në përkrahje të studentëve: “Dhjetori u kthye! Ky vend ka ende shpresë!”
PDIU në përkrahje të studentëve: "Dhjetori u kthye! Ky vend ka ende shpresë!"

PDIU në përkrahje të studentëve: “Dhjetori u kthye! Ky vend ka ende shpresë!”

Protesta e studentëve në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit po ndiqet me vemendje edhe nga politika. Disa prej partive politike veç mbështetjes verbale kanë dalë edhe me deklarata për media. “Sot Tirana dhe disa qytete të Shqipërisë u ndezën nga prania e dhjetra mijëra studentëve që kërkonin të drejtat e tyre” vlerëson në një deklaratë PDIU. Kjo parti e cila mbron më së shumti interesat e komunitetit çam në Shqipëri, kujton se ”
Studentët ishin ata që rrëzuan regjimin komunist, e si brezi me idealist i shoqërisë shqiptare kanë një status të paprekshëm, e janë mbi të gjitha palët”. “Kërkesat e tyre duhen dëgjuar e duhet plotësuar çdo kusht që rinia të shkollohet mire, e të ketë një të ardhme në këtë vend. PDIU mbështet protestën e studentëve e deklaron se do të mbështesë çdo protestë të tyre sot e në vazhdim, duke refuzuar çdo akt arrogance e keqtrajtimi këtij brezi të mrekullueshëm të rinjsh” shprehet PDIU. “Gjithshka për të rinjtë. Dhjetori u kthye. Ky vend ka ende shpresë” nënvizon kjo parti.
Protestat po zhvillohen në vigjilje të 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë. 28 vjet më parë protestat e rinisë studentore shqiptare shënuan fillimin e rënies së regjimit komunist 50 vjeçar në Shqipëri. Opozita thotë se sot në pushtet në Shqipëri janë pasardhësit e këtij regjimi.

Sicred