KRYEFAQJA » LAJME » PDIU në Kllogjer te Konispolit
PDIU në Kllogjer te Konispolit

PDIU në Kllogjer te Konispolit

Në Kllogjer te Konispolit, aty ku më shumë se 2900 shqiptarë të Çamërisë kanë humbur jetën pasi u dëbuan nga trojet e tyre në Çamëri, Partia për Drejtesi e Intergim dhe Unitet, së bashku me Shoqatën Çamëria, zhvilluan homazhet tashmë të përvitshme. Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, në fjalën e mbajtur në këtë 74 vjetor, tha se të parët nuk harrohen dhe se çështja çame zgjidhet nëse në tavolinën e bisedimeve do të jenë PDIU dhe Shoqata Çamëria. Zoti Idrizi theksoi se do të ketë një program të ri që do i drejtohet institucioneve, për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë. Kreu i PDIU-se bëri gjithashtu me dije se askush nuk do të bëjë të mundur harrimin e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë.

Sicred