KRYEFAQJA » LAJME » PD: Vrasja e shoferit të Xhafës mafioze, ministri të dorëhiqet!
PD: Vrasja e shoferit të Xhafës mafioze, ministri të dorëhiqet!

PD: Vrasja e shoferit të Xhafës mafioze, ministri të dorëhiqet!

Partia Demokratike e opozitës ka këmbëngulur se vrasja e shoferit të ministrit të brendshëm është vrasje mafioze. Ajo akuzon akuzon Gardën, Policinë dhe Ministrinë e Brendshme se fshehën ngjarjen, ndërsa kërkon dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafa. Në një deklaratë të saj PD shprehet se “ne jemi të bindur se ngjarja është një vrasje mafioze, ndoshta edhe më e rrezikshme sesa vrasja e shoferit të familjes së Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku në mes te bulevardit në vitin 2003”. Sipas PD si “… ka mundësi që brenda Gardës së Republikës askush nuk ka dëgjuar 3 të shtëna armë me breshëri automatiku”. Deklarata shton më tej se “Kjo dhe rrethana të tjera që po i verifikojmë, tregon se vrasja e shoferit të Fatmir Xhafës është e tipit mafioz, e kryer me silenciator”.
“Me një Polici që e kontrollon vetë, me një Prokurori plotësisht nën urdhrat e tij, Fatmir Xhafaj duhet të japë menjëherë dorëheqjen! Të mos fshihet pas lotëve të krokodilit, por të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë një hetimi të pavarur” vlerëson deklarata, duke shtuar më tej se “Me Fatmir Xhafën Ministër të Brendshëm, e vërteta e vrasjes mafioze nuk do të dalë në dritë!”.