KRYEFAQJA » LAJME » PD: Vëllai i Xhafajt kokë e trafikut

PD: Vëllai i Xhafajt kokë e trafikut

PD e opozitës vazhdon të sulmojë ashpër ministrin e brendshëm Fatmor Xhafaj, të cilin e ajo prej kohësh e akuzon se ka ndihmuar vëllain e tij ti bëjë bisht një dënimi për trafik droge në Itali. Në një konferencë të jashtëzakonshm të thirrur për mediat të hënën në mesditë demokratët ata kanë shkuar edhe më tej. Ata kanë publikuar një përgjim me zë, e kryer sipas tyre nga Agron Xhafaj i përfshirë në afera trafiku droge. Opozita këmbëngul se kjo bisedë është zhvilluar në kohën kur Fatmir Xhafaj është ministër i brendshëm, duke faktuar sipas tyre se vëllai i tij Agron Xhafaj, vazhdon trafikun ndërkombëtar të drogës.
Në këtë përgjim, për të cilin opozita ruan sekretin e mënyrës se si e ka siguruar, pretendohet se Agron Xhafaj bisedon me një ish bashkëpunëtor të tij në grupin e trafikut të drogës, i cili ka kryer dënimin në Itali. Sipas bisedës së transkriptuar ky i fundit kërkon treg, ndërkohë që sipas materialit të paraqitur nga demokratët, Agron xhafaj pas sugjerimeve të bëra, i kërkon të mos komunikojnë më për shkak se po i sulmojnë vëllain e tij ministër të brendshëm.
Përsëri gjatë konferencës për shtyp përfaqësuesit e PD-se thanë se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shkelur dhe falsifikuar ligjin  per te shpetuar te vellain e tij nga denimi me 7 vite e 2 muaj burg prej gjykates se kasacionit ne Itali. Sipas Opozites subjekt i ligjit tashme nuk eshte vetem Agron Xhafaj por edhe vellai I tij Fatmir Xhafaj.

Sicred