KRYEFAQJA » LAJME » PD sulmon sërish Tahirin duke botuar dosjen “Habilaj”
PD sulmon sërish Tahirin duke botuar dosjen "Habilaj"

PD sulmon sërish Tahirin duke botuar dosjen “Habilaj”

PD e opozitës ka shkuar një hap më tej në betejen e saj kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Kreu i kësaj partie Lulzim Basha publikoi në rrjetin social Fejsbuk dosjen e prokurorëve italianë në lidhje me trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali. “Ja dosja e plote hetimore Habilaj-Tahiri” shkruan zoti Basha duke dhënë dhe linkun përkatës. Dosja ka 416 faqe dhe mes të akuzuarve janë edhe vëllezërit Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, kushërinj të ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
Pak para publikimit të dosjes në një dalje për mediat zoti Tahiri i kërkoi prokurorisë të hetojë gjithçka mbi aktivitetin e tij. “Kërkoj nga Prokuroria që të hetohet gjithçka. Kam bërë gabimin e vetëm që u kam shitur makinën personale. Mbaj përgjegjësi personale të plotë. Përtej kësaj nuk mbaj asnjë përgjegjësi” tha zoti Tahiri. “Sot nuk kërkoj nga askush që të më mbrojë dhe besojë, nuk kam ndërmend t’i shtrijë dorën askujt. Unë të pres deri në fund çdo hetim dhe do të përkushtohem vetë që e vërteta të dalë në dritë” tha më tej ai.

Sicred