KRYEFAQJA » LAJME » PD shpreh sërish dyshime për krijimin e pasurisë së deputetit Peza

PD shpreh sërish dyshime për krijimin e pasurisë së deputetit Peza

Pasuria e krijuar nga deputeti socialist Alfred Peza, i cili pak ditë më parë bleu me bashkë me bashkëshorten e tij rreth 1 milionë euro aksione nga një bankë e nivelit të dytë, është vënë sërish në dyshim nga PD e opozitës. Zëdhënësja e PD Ida Zhupa, tha në një dalje para shtypit se zoti Peza “…në përpjekjen për të justifikuar pasurinë duket se ka kryer një mashtrim tjetër”. “Peza tha se është paguar deri në 10 mijë euro në muaj në media, dhe ka qënë i adhuruar për këtë. Por ky dokument që ka dalë në media, tregon se ai është paguar me 800 mijë lekë të vjetra në muaj. Dokumenti është një vendim gjykate, dhe nuk besohet se ka shkresë më zyrtare në vend, se sa një vendim gjykate” tha zëdhënësja Zhupa. “Publiku ka të drejtën të dijë: A është paguar 10 mijë euro në muaj deputeti i Ramës, apo 800 mijë lekë të vjetra në muaj?” pyeti  ajo. Zëdhënësja shtron më tej pyetjen nëse zoti Peza i ka paguar taksat që shkojnë nga 2300 euro në muaj deri në vitin 2008, dhe 1000 euro në muaj pas vitit 2008 kur u vendos taksa e sheshtë. Megjithatë PD e opozitës vlerëson se për të gjitha këto është më mirë të përgjigjet kryeministri Edi Rama.

Sicred