KRYEFAQJA » LAJME » PD shkresë kuvendit për zgjedhjet e KLP e KLGJ
PD e re? Basha : E drejtë e çdokujt, por sulmet ndaj kryetarit nuk janë alternative!

PD shkresë kuvendit për zgjedhjet e KLP e KLGJ

Partia Demokratike i është drejtuar me një shkresë Kuvendit të Shqipërisë, ku akuzon për parregullsi në proçesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP. Sipas demokratëve Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka injoruar vlerësimet e bëra nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, duke kualifikuar kandidatë të skualifikuar nga ky organ kushtetues ndërkombëtar. Opozita thotë se të gjitha këto po eleminojnë garën për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke dërguar në këto dy institucione individë që kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë paguar tatimet. Demokratët kërkojnë marrjen e masave për të korrigjuar shkeljet si dhe thirrjen e profesionistëve më të mirë që të bëhen pjesë e organeve të reja të sistemit të drejtësisë. Sakaq sot është konstituuar nënkomisioni për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sicred