KRYEFAQJA » LAJME » PD rezolutë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës
PD rezolutë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

PD rezolutë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

PD, më e madhja e opozitës në Shqipëri, do të zyrtarizojë përmes një rezolute qëndrimin e saj për mosndryshimin e kufijve të Kosovës. Burime brenda PD-se, bëjnë me dije se me kërkesë të Kryetarit të Partisë Demokratike, kjo force politike ka ngritur një grup pune, që do të hartojë rezolutën në mbështetje të qëndrimit të disa forcave politike në Kosovë, për mosndryshimin e kufijve. Mësohet se rezoluta e PD-së, mbështet fuqishëm ruajtjen e formës unitare të qeverisjes në republikën e Kosovës. Ajo do të mbështesë fuqishëm reformat që sigurojnë antarësimin e Kosovës në NATO dhe BE.
Çështja e kufijve të Kosovës ka shkaktuar shumë debate në Kosovë dhe më gjerë. Ndër të parët zëra kundër Presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve, ishte , ish kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, projekti për ndryshimin e kufijve të Kosovës është projekt i Beogradit dhe se ai nuk duhet të pranohet në mënyrën me kategorike.

Sicred