KRYEFAQJA » LAJME » PD publikon shifrat e ndihmes ekonomike

PD publikon shifrat e ndihmes ekonomike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar në rrjete sociale disa shifra që lidhen me ndihmën ekonomike. Në postimin e tij në Facebook, Basha publikon shifra të familjeve në ndihmë ekonomike, të të përjashtuarve nga ndihma dhe të vendeve të punës që ofrojnë zyrat e punës. Në komunikimin për mediat, Partia Demokratike sqaron se “të dhënat për vendet e punës janë marrë pasditen e 19 Marsit në faqen online të Shërbimit Kombëtar të Punësimit”. “Kryeministri Rama tha dje se do të përjashtonte nga ndihma ekonomike këdo që refuzonte një punë. Por e verteta është se punë nuk ka”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Sicred