KRYEFAQJA » LAJME » PD publikon dëshminë e gazetarit Olldashi, i vetëdeklaruar si autori i audiopërgjimit Veliu-Xhafaj
Video-përgjimi i Xhafajt, gazetari Olldashi e dorëzon në prokurori

PD publikon dëshminë e gazetarit Olldashi, i vetëdeklaruar si autori i audiopërgjimit Veliu-Xhafaj

Partia Demokratike e opozitës ka hedhur nja hap tjetër rreth asaj që konsiderohet si “Çështja Xhafaj”. Pas zbulimit të emrit të Albert Veliut si “Dëshmitari X”, lidhur me audiopërgjimin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të brendshëm, të shtunën ajo ka publikuar nga selia e saj, regjistrimin e dëshmisë së gazetarit të agjensisë së lajmeve “Boldnews” Jetmir Olldashi, i cili ka deklaruar se është ai që ka përgatitur bisedën mes Veliut dhe Xhafajt.
Olldashi, një gazetar investigativ prej 16 vitesh, ka sjellë hollësi rreth audiopërgjimit. Sipas tij “Albert Veliu i kishte kërkuar Agron Xhafajt ndihmë për të siguruar dhe trafikuar një sasi kanabisi në drejtim të Italisë dhe Agron Xhafaj e kishte dërguar tek një person për të mbaruar punë”. “Nga i gjithë investigimi kam vënë re se pavarësisht raporteve në media se jane goditur grupe kriminale, gjendja në Vlorë ishte jashtë kontrollit dhe të kërkoje kanabis ishte si të kërkoje një produkt normal” thotë gazetari Olldashi.
Sipas tij “çështja ishte tepër sensitive dhe me shume rrisk”. “Duke mos patur mundësi transmetimi të materialit, dhe pa asnjë mbështetje në lidhje me këtë investigim që kisha kryer, vendosa të kontaktoj me Partinë Demokratike, për interesin që ky institucion ka patur gjatë gjithë kohës për të denoncuar trafikun e drogës” tha Jetmir Olldashi në dëshminë e tij. “E di që pas kësaj deklarate unë do të jem në epiqendër të presioneve dhe sulmeve të padrejta, për shkak se kjo çështje tashmë është në qendër të debatit publik dhe politik. Unë i kam bërë ballë këtyre presioneve dhe sulmeve që kanë nisur prej ditëesh” shton më tej ai, ndërsa kërkon “…mbështetjen e kolegëve dhe qytetarëve të këtij vendi, që besojnë se gazetaria investigative është shërbim i madh për interesin publik”. Dëshminë e tij gazetari Jetmir Olldashi e mbyll me një ftesë për gazetarët: “Ju ftoj ju kolege gazetarë ti qëndroni presioneve që do të nisin sapo të largoheni nga kjo zyrë, nga shumë drejtime, për të goditur punën time dhe mua nëpërmjet shpifjeve, fyerjeve dhe të pavërtetave. Në profesionin tonë të gazetarit, rëndësi ka vetëm e vërteta” thotë gazetari investigativ Jetmir Olldashi në dëshminë e tij transmetuar nga selia e PD dhe e prezantuar nga kryetari i opozitës Lulzim Basha. Sipas zotit Basha “Kjo është e vërteta dhe jo mashtrimet kriminale të Edi Ramës”.  Ai akuzoi ministrin e brendshëm Xhafaj se ka kryer akt kriminal duke mbrojtur vëllain e tij nga kryerja e dënimit.

Sicred