KRYEFAQJA » LAJME » PD: Pse Xhafa nuk e ekstradon në Itali vëllain e dënuar?
Opozita do të vazhdojë aksionin e saj jashtë parlamentit

PD: Pse Xhafa nuk e ekstradon në Itali vëllain e dënuar?

Partia Demokratike më e madhja e opozitës së djathtë në Shqipëri, ka publikuar të mërkurën dokumente, që sipas saj faktojnë vendimin për dënimin me 7 vite e 2 muaj burg, nga Gjykata e Kasacionit në Itali, të Agron Xhafës, vëllait të Ministrit aktual të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Dy deputetët demokratë, njëherësh edhe 2 ministra të drejtësisë Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, thanë se Agron Xhafaj është dënuar me vendim të formës së prerë në vitin 2013-të , por ai jeton i lirë në Shqipëri duke mos u ekstraduar nga autoritetet shqiptare.
Demokratët i janë drejtuar me një sërë pyetjesh ministrin të brendshëm, duke kërkuar sipas tyre mbi arsyet përse nuk zbaton ligjin për arrestimin dhe ekstradimin e vëllait të tij Agron xhafaj. Demokratët thanë se kanë të drejtë të dinë nëse është apo jo e gjithë familja Xhafaj Mafioze.
Zoti Xhafaj i a konsideruar vazhdimisht akuzat e PD si politike. Pak kohë më parë ai kujtoi praninë e dy ministrave demokratë në kabinetin Rama, ministrit të brendshëm dhe atij të drejtësisë të cilët sipas Xhafaj gjatë muajve të fushatës zgjedhore dhe që nuk kishin arritur të gjenin asnjë fakt ose provë për vëllain e tij. “Po çfarë bëtë këto 4 muaj? Si nuk gërmuat xhanëm dhe ti zbulonit?” pyeti në atë kohë ministri i brendshëm opozitën.

Sicred