KRYEFAQJA » LAJME » PD-PDIU, reagim për deputetin Rakipi

PD-PDIU, reagim për deputetin Rakipi

Partia Demokratike  përmes një deklarate për shtyp kërkoi zbardhjen me transparencë të plotë të ngjarjes së ndodhur sot, ku  deputeti Aqif Rakipi aksidentoi për vdekje me makinë një person. Sipas PD-së, ka dyshime se ngjarja po mbahet e fshehtë dhe po manipulohen provat dhe vendngjarja në favor të deputetit, që njihet   si mik i ngushtë i Kryeministrit. PD i kërkon policisë të bëjë publike ngjarjen, sikundër prokurorisë të bejë hetim të pandikuar politikisht. Sipas selisë blu, Rakipi ishte me shumë shpejtësi kur ka përplasur për vdekje personin dhe është larguar nga vendngjarja. Prishja e vendngjarjes do t’ju sjellë vështirësi eksperteve në përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, nënvizon Partia Demokratike. Kjo deklarate solli reagimin e PDIU-së. Sipas kësaj force politike, Partia Demokratike kërkon të bëjë politikë dhe opozitës përmes një aksidenti tragjik, ndërkohë që nuk sheh se është ende në Qeveri. PDIU, i kërkon Prokurorisë dhe policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e  ngjarjes .

Sicred