KRYEFAQJA » LAJME » PD nuk do të lejojë ndërprerjen e mandatit të kryeprokurorit Llalla
Basha në mbrojtje të gazetarëve sulmon Ramën

PD nuk do të lejojë ndërprerjen e mandatit të kryeprokurorit Llalla

PD më e madhja e opozitës së djathtë në Shqipëri, do të këmbënguli në respektimin e kushtetutës për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Kreu i saj Lulzim Basha deklaroi se PD nuk do të lejojë ndërprerjen e mandatit të kryeprokurorit bazuar në ligj, për të shmangur sipas tij kapjen e këtij institucioni nga kryeministri.
Zoti Basha theksoi se kryeministri i ka bërë presion institucionit të akuzës për “Çështjen Tahiri”, ndërkohë që kapja e këtij institucioni i duhet sipas kreut demokrat, për të shmangur hetimet edhe për skandale të tjera të lidhjeve të qeveritarëve me trafiqet, të cilat do të denoncohen së shpejti thekson Basha.
Këto deklarata zoti Basha i bëri në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku PD ka vendosur të zgjerojë koalicionin opozitar. Ajo ka hartuar një strategji për largimin e kësaj qeverie, në kushtet kur sipas kreut të PD, Rama nuk jep dorëheqjen edhe pas kanabizimit të vendit dhe kapjes së ministrave të tij në trafiqe të paligjshme, sikunder ishte rasti Tahiri. Ai shtoi më tej se denoncimi i trafiqeve do të vazhdojë në çdo mbledhje komisioni parlamentar si edhe në seance plenare. Por zoti Basha nuk preferoi të japë detaje për kohën kur do të nisin protestat me qytetarët.

Sicred