KRYEFAQJA » LAJME » PD: Në 4 vjet 133 mijë të rinj kanë braktisur shkollat
PD: Në 4 vjet 133 mijë të rinj kanë braktisur shkollat

PD: Në 4 vjet 133 mijë të rinj kanë braktisur shkollat

Partia Demokratike e opozitës ka akuzuar qeverinë Rama se me politikat e saj i ka detyruar nxënësit dhe studentët shqiptarë të braktisin shkollat. “Braktisja e shkollave nga 133 mijë të rinj në 4 vjet është këmbanë alarmi për rininë, se sa kohë të jetë Edi Rama kryeministër, as punë nuk do të ketë për ta, as profesionistë nuk do të bëhen dot” tha deputetja e kësaj partie Albana Vokshi për mediat. Sipas saj të dhënat vijnë nga INSTAT.

Deputetja e opozitës e cila është dhe kryetare e komisionit parlamentar të arsimit, premtoi se me ardhjen në pushtet “Partia Demokratike do të sigurojë tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin publik, pa përjashtim. Do të sigurojë mbështetje për nxënësit e studentët e familjeve në nevojë. Do mbështesë financiarisht nxënësit e talentuar e të shkëlqyer. PD do të mbështesë mësuesit e pedagogët duke siguruar kushte të mira e dinjotoze punë”.

Problemet e arsimit kanë qenë objekt i polemikave të ashpra mes maxhorancës socialiste dhe opozitës demokrate që prej viti 2013, kur PS ndërmori reformën në arsimin e lartë. “PD me të ardhur në pushtet do të shfuqizojë Ligjin e Arsimit të Lartë” tha zonja Vokshi.

Sicred