KRYEFAQJA » LAJME » PD mbledh të shtunën Kuvendin Kombëtar
PD mbledh të shtunën Kuvendin Kombëtar, mungojnë figura të njohura

PD mbledh të shtunën Kuvendin Kombëtar

PD më e madhja e opozitës së djathtë në Shqipëri pritet të mbajë të shtunën paradite Kuvendin Kombëtar të saj. Kjo mbledhje vlerësohet si nga momentet kryesore të kësaj force politike, prej pesë vjetësh në opozitë dhe që synon me ngulm ardhjen në pushtet. Kuvendi do të zgjedhi kryesinë, nënkryetarët dhe sekretariatet e partisë. Në garë për në Këshillin Kombëtar, cili ka 170 anëtarë, janë 350 kandidatë. Kandidatë për Këshillin Kombëtar do të jenë të gjithë anëtarët aktualë dhe ish-deputetë të PD. Burime të PD hodhën poshtë disa lajme të mediave për përjashtimin nga zgjedhja të figurave të njohura të PD. Megjithatë në prag të mbledhje akuza të forta i janë bërë zotit Basha nga kundërshtarët e tij Jozefina Topalli dhe Arben Imami. Ish numri dy i PD dhe ish kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli tha se mbledhja e Këshillit Kombëtar po bëhet pa u konsultuar, ndërsa e ka akuzuar zotin Basha se po ndjek një politike nepotike në parti. Ndërsa zoti Imami, një nga themeluesit e PD e ka kritikuar zotin Basha se po u jep një mesazh të gabuar studentëve protestues dhe shoqërisë shqiptare.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com