KRYEFAQJA » LAJME » PD mbështet artistët për Teatrin Kombëtar

PD mbështet artistët për Teatrin Kombëtar

Kreu demokrat Lulzim Basha i garanton arstistët me mbështetjen e opozitës për të mos lejuar implementimin e projektit sipas tij korruptive  dhe të kundraligjshëm të Kryeministrit, për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave. Në takimin e zhvilluar në selinë blu me një përfaqësi të tyre, Basha e konsideroi jetik edhe reagimin qytetar, për të mos lejuar të ndodhë synimi i Kryeministrit për të asgjësuar një pjesë të elitës së vendit, jo vetëm përmes shkatërrimit të teatrit por edhe me iniciativën ligjore, sipas tij staliniste për artin dhe kulturën.

Artistët u shprehën të vendosur për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që thanë se Kryeministri Rama ka refuzuar takimin me ta.

Basha tha se shumë shpejt Partia Demokratike në bashkëpunimit me artistët do të hartojë një projekt kombëtar për artin dhe kulturën, të cilin do t’ia dërgojë kuvendit për miratim. Ky projekt ndër të tjera tha Basha, garanton autonominë vendimarrëse në art.

Sicred