KRYEFAQJA » LAJME » PD letër Ruçit: Procedura për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm është antikushtetuese
PD këmbëngul: Prokuroria të nisi procedim penal ndaj ministrit Xhafaj

PD letër Ruçit: Procedura për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm është antikushtetuese

Partia Demokratike i dërgoi të enjten një letër Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi ku radhiten arsyet se pse procedura e nisur nga Kuvendi për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm është antikushtetuese. Sipas  opozitës, Kushtetuta e thotë qartë se Mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm nuk konstatohet nga Kuvendi, por  nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. PD  vlerëson se deri në ngritjen e KLP-së dhe plotësimit të boshllëkut kushtetues dhe ligjor është e pamundur që Kuvendi të marrë kompetencën e një institucioni të pavarur të drejtësisë. Partia Demokratike thekson gjithashtu se Neni 109 i Kushtetutës nuk është i aplikueshëm pasi ai parashikon zgjedhjen e një Prokurori të Përkohshsëm vetëm kur Prokurorit në detyrë i ndërpritet mandati para kohe. Aktualisht nuk ekziston një rrethanë e tillë. Edhe nëse do të ishim në rrethanat e ndërprejes së mandatit, neni 109 për Prokurorin e Përkohshëm, përcakton se  duhet të përmbushen dy kushte: 1- Kandidatët për Prokuror të Përkohshëm të Përgjithshëm duhet të kenë kaluar me sukses procesin e vetingut.2-    Kryeprokurori zgjidhet me votat e 3/5 e anëtarëve të Kuvendit.Në këto kushte PD kërkon të  merret vlerësim i opinionit të Këshillit të legjislacionit të kuvendit mbi zgjidhjen e boshllëkut apo ngërçit kushtetues apo ligjor. Deri në plotësimin e boshllëkut kushtetues dhe ligjor apo deri në krijimin e KLP, është e pamundur që të procedohet me zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm, qoftë ky edhe i përkohshëm, thekson opozita duke shtuar se avancimi i shumicës me procedurat e nisura dëshmon vullnetin për të kapur Prokurorinë. Letra e PD drejtuar Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, vjen një ditë pasi kryeministri Rama i bëri thirrje opozitës që zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm ta konisderonin një pikënisje e një Pakti Kombëtar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Sicred