KRYEFAQJA » LAJME » PD: Konçesioni në shëndetësi, simboli i korrupsionit. Ne do ta anullojmë!

PD: Konçesioni në shëndetësi, simboli i korrupsionit. Ne do ta anullojmë!

PD e opozitës vazhdon të këmbënguli se koncesioni i check up-it në shëndetësi është simboli i korrupsionit të konçesioneve të qeverisë “Rama”. Deputeti demokrat Bardh Spahia në dalje për mediat tha se “Raporti i KLSH-së konfirmon se, pavarësisht se analizat e check up-it i ka kryer vetëm 26 përqind e popullsisë, kompania e Vilma Nushit, kliente dhe sponsore e Edi Ramës, është paguar me 22 milionë euro, 7 milionë prej te cilave për analiza të pakryera kurrë”.
Sipas zoti Spahia “Ky abuzim skandaloz me taksat e shqiptarëve për një shërbim të padhënë është vënë në dukje për të dytin vit rradhazi edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit”. Deputeti demokrat tha se koncesioni është paguar për rreth 145 mijë vizita të pakryera, ndërsa Drejtoria e Tatimeve ka rimbursuar 1.8 milionë euro TVSH, pavarësisht se ligji i përjashton shërbimet shëndetësore nga detyrimet tatimore. Opozita kujton se KLSH ka rekomanduar rishikimin e kontratës, por qeveria nuk e ka bërë një gjë të tillë. “Partia Demokratike është e vendosur të anullojë konçesionin e dështuar të check up dhe çdo konçesion tjetër korruptiv! Me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qindarkë e grabitur, do t’u kthehet shqiptarëve! Partia Demokratike konfirmon dhe një herë publikisht se është e vendosur të anullojë konçesionin e dështuar të check up dhe çdo konçesion tjetër korruptiv në kurriz të parave të shqiptarëve” tha deputeti demokrat Bardh Spahia.

Sicred