KRYEFAQJA » LAJME » PD kërkon mocioni me debat për dhunën në familje
Dhuna në familje, parlamenti miraton rezolutën

PD kërkon mocioni me debat për dhunën në familje

Partia Demokratike i ka kërkuar Kuvendit mbajtjen e një mocioni me debat për dhunën në familje, që është vendosur të zhvillohet në 4 dhjetor. Gjithashtu demokratët kanë depozituar edhe një rezolutë ku mes firmëtarëve është edhe Kryetari i kesaj force politike Lulzim Basha. Deputetja Albana Vokshi e cila bëri publike kërkesën, thekson se PD përmes rezolutës kërkon mbikqyrje të fortë parlamentare dhe trajtim të denoncimeve për dhunën në familje. Brenda 15 ditesh Kuvendi duhet të krijojë Komisionin e Posaçëm për trajtimin ligjore të fenomenit dhe brenda 60 ditësh qeveria të krijojë regjistrin kombëtar për dhunën në familje.  Nisma e demokratëve synon percaktimin me ligj të një strukture të vetme përgjegjëse për parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e viktimave. Gjithashtu kërkohet përjashtimi me ligj nga amnistia gjatë gjykimit për krimet në familje.

Sicred