KRYEFAQJA » LAJME » PD këmbëngul: Tahiri i përfshirë direkt në trafikun e drogës dhe përfitimin e miliona eurove
PD këmbëngul: Tahiri i përfshirë direkt në trafikun e drogës dhe përfitimin e miliona eurove

PD këmbëngul: Tahiri i përfshirë direkt në trafikun e drogës dhe përfitimin e miliona eurove

Partia Demokratike e ka konsideruar të pavlerë një dokument të Prokurorisë së Katanjës të paraqitur të martën nga ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri, sipas të cilit “ndaj tij nuk ka asnjë procedim penal në Itali”. “Letra që nxorri Tahiri mund të tundet për militantët e oborrit. Por, detyra e prokurorisë është që të hetojë dhe Edi Rama e Saimir Tahiri po pengojnë detyrën, duke mos kaluar kërkesën e saj” tha deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ish ministër i drejtësisë. Zoti Alibeaj këmbënguli se aktakuza e antimafias italiane ka 1800 faqe, prova, dëshmi dhe fakte. Sipas tij ato tregojnë tregojnë përfshirjen direkt të Saimir Tahirit në trafikun e drogës dhe përfitimin prej këtij trafiku të miliona eurove.
Deklarata e zoti Alibeaj vjen një ditë përpara se parlamenti të diskutojë rreth fatit të ish ministrit të brendshëm, pasi prokuoria ka kërkuar leje për ndalimin e tij duke e akuzuar për krijim të një organizate kriminale të trafikut të drogës. Raporti i shumicës këmbëngul që prokuroria është e lirë të hetoje ish deputetin socialit, por pa e arrestuar atë, ndërsa opozita deklaron se mos arrestimi i deputetit Tahiri përbën rrezik për prishjen e provave.

Sicred