KRYEFAQJA » LAJME » PD këmbëngul: Prokuroria të nisi procedim penal ndaj ministrit Xhafaj

PD këmbëngul: Prokuroria të nisi procedim penal ndaj ministrit Xhafaj

Partia Demokratike e opozitës vazhdon të rriti presionin ndaj ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, të cilin ajo e akuzon se ka përdorur pushtetin politik për të mbrojtur vëllain e tij nga vuajtja e dënimit, të dhënë nga gjykata italiane. Këshilltari Ligjor në PD, Gazmend Bardhi tha se ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale, të bëra, kur Fatmir Xhafaj ishte kryetar i komisionit të ligjeve, pengojnë ekstradimin e vëllait të tij.
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka shkuar edhe më tej duke kërkuar nga prokuroria që të nisi procedim penal ndaj ministrit Xhafaj. Sipas Alibeajt ndryshimi i ligjit nga Fatmir Xhafaj është në dhunim të standarteve europiane. Ai akuzoi edhe deptet socialiste Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja se nuk kanë thënë të vërtetën dhe janë vënë në mbrojtje të vëllait të ministrit Xhafaj.

Sicred